Monday, August 27, 2018

Programi SHJF 2018

FILLON SHKODRA JAZZ FESTIVAL

27 gusht 2018
Ora: 09:00 – Konference per shtyp, prezantim i te gjithe aktivitetit – Qendra Kulturore e Fëmijëve
Ora: 09:30 – 13:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Fëmijëve
Ora: 09:30 – 13:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Fëmijëve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve

28 gusht 2018
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve

29 gusht 2018

Ora: 19:00 – “Shkodra Jazz Festival” – Teatri “Migjeni”
I ftuar pianisti Paolo Marzocchi
Ora: 21:30 – “Shkodra sounds corner – round midnight” – Qendra Rinore Arka
Jamsession

30 gusht 2018
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve

Ora: 19:00 – “Shkodra Jazz Festival” – Muzeu “Oso Kuka”
I ftuar kitaristi virtuoz nga Spanja Jose Maria Gallardo del Rey
Ora: 22:00 – “Shkodra sounds corner – round midnight” – Enoteka - Gjuhadol
Jamsession

31 gusht 2018
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 09:00 – 13:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Jazz”, drejtuar nga Markelian Kapidani – Qendra Kulturore e Femijeve
Ora: 17:00 – 19:00 “Rrok Academy Classic”, drejtuar nga Paçalin Pavaci – Galeria e Arteve

Ora: 20:00 – “Shkodra Jazz Festival” Main Concert – Sheshi "Nënë Tereza"
Diego Borotti & NU4tet

1 shtator 2018

Michael Rosen, Joyce Elaine Yuille, Markelian Kapidani, Diego Borotti JUNGLE STOMP, Skanderbeg Chamber Orchestra

Ora: 22:00 – “Shkodra sounds corner – round midnight” – Kinema Millenium
Jamsession

2 shtator 2018
Ora: 11:00 "Shkodra Sounds" - Teatri Migjeni
Paçalin Zef Pavaci Concertmaster Solist
Skanderbeg Chamber Orchestra

Thursday, August 23, 2018

SHJF 2018 - Deklarata per shtyp

Njoftim për shtyp

SHKODËR, 23 gusht 2018

Tingujt e Shkodres nga “Shkodra Jazz Festival” në “Shkodra Sounds” duke kaluar ne bankat e Rrok Academy

      Fundjavën e fundit të muajit gusht planifikojeni ta kaloni në Shkodër.

Joyce Elaine Yuille, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës soul e shoqëruar nga saksofonisti Michael Rosen  si dhe Diego Borotti NU4tet do të jenë disa nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të Shkodra Jazz që do të zhvillohet nga data 27 gusht deri në datën 2 shtator në Shkodër.
Ky është edicioni i nëntë i Shkodra Jazz Festival, i cili nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj.
Më kanë folur për atmosferën që krijohet në këtë festival jazzi, dhe pranova menjëherë të marr pjesë sepse i afrohet mënyrës se si e jetoj unë vetë muzikën,” thotë Joyce Elaine Yuille, njëra prej yjeve më të njohura të muzikës soul në botë, e cila ka kënduar edhe përkrah Gloria Gaynor, Donna Summer, Randy Crawford, Ronan Keating, Sister Sledge, Dee Dee Bridgewater e shumë të tjerë.

Në festival do te marrin pjesë pianisti i suksesshem në skenat e teatrove më me emer në te gjithë Europen dhe me tej, Paolo Marzocchi nga Pesaro, Itali, mik i Shqipërise dhe në veçanti i Shkodrës, që do te luaje folk bashkëkohor I cili u shpreh:”më në fund do te luaj pjesët e mija aty ku ato kane lindur”. Ka pergatitur dhe një surprizë për publikun.  Ai do te beje dhe hapjen e “main concert” me daten 29 gusht ne orën 19:00.
Udhëtimi do te kaloje ne telat e kitarës të një prej ambasadoreve te muzikës spanjole, kitaristit dhe kompozitorit Josè Maria Gallardo Del Rey duke kaluar me pas tek magjia e saksofonistit Diego Borotti, drejtor artistik i Festivalit të Jazz-it të Torinos, i cili me NU4tet dha një koncept të ri të leksikut BOP bashkëkohor, duke ruajtur dashurinë për traditën.
I perqafuar me ngrohtesinë e zërit te pasur me ngjyra të Joice, do te jetë tingulli I një ndër saksofonistave soprano më te mire ne botë, Michael Rosen, te nderthyrur me tingujt e pianos së princit te jazz-it shqiptar Markelian Kapidani duke e mbyllur udhëtimin me Jungle Storm e shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra & All Stars.

Jemi ne edicionin e dyte të Rrok Academy, e cila startoi edicionin e kaluar me degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani. Studentët e Jazz-it do te performojne darkave ne lokalet e qytetit ku festa vazhdon.

Këtë vit, Rrok Academy do te pasurohet edhe nga dega Klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci një emër I shquar ne skenat nderkombetare si solist dhe concertmaster I preferuar nga shume drejtor të orkestrave ku mund të permendim Loorin Mazel. Ai ka punuar ne orkestra si Philharmonia Orchestra e Londres, Castleton Festival, Orchestra del Maggio Fiorentino, Orchestra Kombetare e Spanjes, Orchestra Mbreterore Sinfonike e Seviljes, Teatri Liceu ne Barcelona, Teatri Petruzzelli etj duke sjellur bagazhin e tij ne shërbim të të rinjëve.

Shkodra Sound, në tingujt e saj pasurohet nga ato të muzikes klasike duke mbyllur ciklin e Rrok Academy Classic me një koncert klasik me daten 2 shtator. Paçalin Pavacin solist dhe concertmaster I shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra e perberë dhe nga studentet e akademisë. Pavaci  rikthehet të luaje per të parën here ne atdhe, pas largimit nga Shqiperia në vitet 90, pasi luajti në skenat ndëkombëtare më me emër.

Evenimenti administrohet nga Shoqata Kulturore Rrok Jakaj dhe Optional Music International, dhe ka për synim të ringjallë “ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra, dhe për t’i rikthyer një ‘kolonë zanore’ që ta përfaqësojë në të gjithë evolucionin e vet krijues.”

Veprimtaria e sivjetshme mbështetet nga Bashkia Shkoder, Qarku I Rrethit të Shkodrës, ABI Bank, Savarez & Corelli, Instituti Italian i Kultures, Ambasada Spanjolle, Millennium, Qendra Rinore Arka, Consulting And Development Partner dhe disa nga restorantet dhe baret më të njohura të qytetit.

Media Partner: TVSH dhe Uzinaliquida

FUND