Friday, May 28, 2010

"Orges & The Ockus-Rockus Band" has a goal!

We want to fresh up the Balkans Beat, mixing it with a great deal of Rock & Roll and Gipsy spices. That is our answer to the question regarding the origins of the Balkans. As known: The gate to the Balkans is Vienna. Geographically! But where does it end? May be some where in Tennessee? That’s what you will think, listening to "Orges & The Ockus-Rockus Band" surrounding the exceptional guitarist and songwriter Orges Toce. And some how the Balkans always enjoyed black leather suits and the rock & roll look. Now the scenery is completed, whereas the great "Boban Markovic" invites "Elvis the Pelvis" to join him in an Albanian cafe and J. J. Cale can’t fight shaking to the 7/8 Beat. So if you might start looking for a name for all this, just call it "Orges & The Ockus-Rockus Band"!!!

Sunday, May 23, 2010

Te japim kontributin tone...

Paqja ne bote eshte akoma nje utopi e madhe, por shpresa per nje te ardhme me te mire mund ta gjejme ne gjeneratat e reja dhe ne muziken qe nuk ka barriera, kalon dhe mbi diferencat raciale e kulturore.

Ambasadoret e Jazz-it

Arti dhe kultura mund të jenë shpesh instrumente eficiente të diplomacisë globale. Ato mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet politike dhe ekonomike, duke fituar zemrat dhe mendjet e popujve në mbarë botën. Një nga përpjekjet më të suksesshme të diplomacisë publike amerikane të fundit të shekullit të 20-të ishte programi "Jazz Ambassadors", “Ambasadorët e xhazit” dhe kjo muzikë mbetet edhe sot pjesë e rëndësishme e influencës kulturore amerikane. Një ekspozitë e re në Uashington shpreh pikërisht këtë arritje të diplomacisë muzikore të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë Luftës së Ftohtë, xhazi ishte një instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore amerikane. Ai trasformoi marrëdhëniet mes superfuqive dhe ndihmoi t’i jepte formë imazhit të demokracisë në botë, veçanërisht për ata që jetonin nën komunizmin sovjetik dhe të Evropës Lindore. Në kuadrin e një programi të financuar nga qeveria amerikane, nëpër botë u dërguan “ambasadorët e xhazit”, mes tyre muzikantë të tillë të mirënjohur si Louis Armstrong, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Duke Ellington dhe Dave Brubeck. Nga vitet 50të deri në vitit 70të, ata bënë turne në 35 vende të ish Bashkimit Sovjetik, Evropës Lindore, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë. Muzika e tyre ndikoi ndjeshëm në përshtypjen e popujve për Shtetet e Bashkuara, duke nxitur një pikëpamje pozitive për Amerikën dhe duke ulur tensionet e Luftës së Ftohtë.

"Askush nuk dilte jashtë atëhere, veçanërisht po të kemi parasysh njerëzit e zakonshëm. Kush mund të shkonte në vitin 1956 në Birmani apo Tajlandë? As që mund të mendohej. Ato ishin vetëm udhëtime imagjinare për shumicën e vendeve. Kështu ambasadorët e xhazit ishte mjaft të famshëm dhe mbaheshin si diplomatët e muzikës amerikane. Trashëgimia që ata lanë pas është ende me influencë”.

Curtis Sandberg është zv/president i arteve në Qendrën Ndërkombëtare Meridian dhe kurator i ekspozitës "Jam Session", një term i muzikantëve për interpretimet e çastit. Ekspozita e sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, do të hapet në vende të ndryshme të botës në tri vitet e ardhshme. Ajo përmban 100 fotografi nga veprimtaria 22 vjeçare e programit të “ambasadorëve të xhazit”.

"Këta njerëz ishin të mrekullueshëm. Ata u rrezistuan rreziqeve dhe sëmundjeve. Ato ishin turne të vështira. Ata liheshin shpesh jashtë deri në tri maj, në kushte mjaft të rënda. Ata ishin heronj”.

Trashëgimia e Ambasadorëve të parë të Xhazit ende jeton sot nëpërmjet programit të Departamentit të Shtetit "Rhythm Road", që përmban forma të ndryshme të muzikës, nga xhazi dhe bluz tek kejxhën dhe hip-hop. Misioni i tij është të ndajë me botën kontributin e veçantë të Amerikës në muzikë dhe nxisë mirëkuptimin ndërkulturore. Maura Pally, ndihmës sekretare e Shtetit për Arsimin dhe Çështjet Kulturore, thotë se diplomacia kulturore është edhe sot tejet e rëndësishme në botë.

"Diplomacia kulturore na ofron një mënyrë të veçantë për t’u lidhur me popujt, me të cilët nuk do të lidheshim në forma të tjera. Arti dhe muzika i kapërcejnë ndarjet fetare, politike dhe gjuhësore në një mënyrë që asgjë tjetër nuk mund ta bëjë”.

Ndërsa muzika mbetet pjesë e rëndësishme e diplomacisë publike amerikane, një brez më ri muzikantësh të xhazit po vinë në skenë. 9-vjeçari Geoffrey Gallante filloi të jepte shfaqje kur ishte 5 vjeç. Ai ka luajtur në orkestrën Duke Ellington dhe është instrumentisti më i ri xhazit që ka dhënë shfaqje në Qendrën Kenndy dhe në Shtëpinë e Bardhë.

"Unë kam patur rastin të luaj me vetë pianistin e presidentit. Unë nuk kam lujatur për presidentin Bush, sepse më duket se ai ishte në Irak. Është një stil i bukur muzike dhe dua të vazhdoj ta luaj atë”.
Ky brez i ri artistësh të xhazit do të vazhdojë të mbajë pishtarin e mirëkuptimit nëpër botë që i kanë lënë “ambasadorët e xhazit”.