Kundër dhunës ndaj grave dhe për paqen
Është rradha jote, zëri yt në
Requiem 4 Mariposas. (Lutja për Mariposas.)
vepër intermediale e
Daví Lamastra
Me rastin e Shkodra Jazz Festival 2017, Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” vazhdon të mbështesë në Shqipëri, veprën artistike për paqen “Requiem 4 Mariposas³ (Lutja për Mariposas³)” të artistit Daví Lamastra, pjesë e ciklit “color’smART” për zhvillim të qëndrueshëm.
“Requiem 4 Mariposas³ (Lutja për Mariposas³)” është titulli i veprës së artit në proces në të gjithë botën, të krijuar nga artisti Daví Lamastra në kujtim të motrave, Minerva, Patria dhe Maria Tereza Mirabal, vrarë brutalisht në 25 nëntor të vitit 1960, për faktin që kanë qenë aktiviste kundër regjimit të Trujilos në Republikën Domenikane. Me pseudonimin “Requiem 4 Mariposas³ (Lutja për Mariposas³)” (Fluturat), janë bërë simbol i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe në vitin 1999 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, që kujton kështu, çdo 25 nëntor vrasjen e këtyre femrave.
Natyra e veprës “Requiem 4 Mariposas³ (Lutja për Mariposas³)” është ajo e punës në proces, bazuar në logjikën e një liste që nuk mbaron, në të cilën njerëz nga e gjithë bota, kontribuojnë me zërin e tyre, për të mbledhur dhe regjistruar sa më shumë video-dëshmi, kundër dhunës ndaj grave, me synim për të krijuar së bashku me artistin italian, veprën e artit.
Forma e hapur artikulohet, duke strukturuar arkitekturën e një ndërmjetësuesi poliptik e përbërë nga 25 panele: një vepër e hapur, ad libitum, që shndërrohet në një operacion pafund, që ka tendencën e një kulture universale të paqes. Ndoshta është utopike të mendosh se nuk ekziston më një mashkull që vret një grua, një femër apo një vajzë të vogël, por përpjekja e veprës së artit “Requiem 4 Mariposas³ (Lutja për Mariposas³)” është që të japë një mundësi, duke favorizuar nevojën e asaj që një ditë Indira Gandhi do ta kishte quajtur dhe përkufizuar “konkretizim i utopisë”.
Hapi i parë i “Nënshkrimit”, paneli i parë i veprës, është regjistruar në Shkodër në datat 8 – 11 dhjetor 2016.
Themelet e “Nënshkrimit” janë video-firma të komunitetit, emri dhe mosha e viktimave të cilët bëhen elementet kompozicionalë nga pikëpamja muzikore, vizuale dhe ngjyruese.
Nënshkrimet, lista e emrave të viktimave të lexuar nga personalitete dhe njerëz të zakonshëm, marrin formën e një skulpture, profili i të cilës është projektuar me një seri të kompozimeve muzikore, duke marrë elementët kompozicionalë nga emrat dhe datat e viktimave të listuara dhe nga zërat dhe fytyrat e nënshkruesve.
Nënshkrimet, lista e emrave të viktimave të lexuar nga personalitete dhe njerëz të zakonshëm, marrin formën e një skulpture, profili i të cilës është projektuar me një seri të kompozimeve muzikore, duke marrë elementët kompozicionalë nga emrat dhe datat e viktimave të listuara dhe nga zërat dhe fytyrat e nënshkruesve.
Në Shkodër, që nga data 18 Korrik, 2017, ne do të vazhdojmë të mbledhin nënshkrime dixhitale, ku komunteti është në dispozicion për t’u bërë pjesë në këtë vepër të artit bashkëkohor dhe për të dëshmuar kundër dhunës ndaj grave.
Duke ndjekur shembullin e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, kërkohet sa më shumë angazhimi i të gjithë shqiptarëve që të jenë nënshkrues, për të nxitur kështu, një proçes të grumbullimit dhe mbledhjes së sa më shumë regjistrimeve nga e gjithë Shqipëria.
Do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare muslimane, katolike dhe ortodokse për të dëshmuar kundër dhunës, ose si preferon të shprehet Daví Lamastra për “temën e paqes”, duke shmangur përdorimin e fjalës “dhunë”. Jo vetëm që të gjitha fetë mund të jetojnë së bashku në paqe, por synohet për të dhënë një mesazh shumë më të gjerë, kundër të gjitha formave të shfaqjes së dhunës, jo vetëm kundër dhunës ndaj grave.
Duke pëshpëritur me zë të ulët, në gjuhën amtare, ose në dialekt, çdo pjesëmarrës thotë emrin dhe mbiemrin e tij duke e shoqëruar atë në kujtesë të një prej Motrave Mirabal, duke vazhduar për të thënë, në gjuhën amtare, togfjalëshin “dhe unë nuk mbaj mend “Patria / Minerva / Maria Teresa Mirabal, duke zgjedhur për të cituar vetëm njërin emër prej tre motrave të vrara.
Daví Lamastra
Agjenti i tij thotë se ai është “vizionar viziosonik”.
Artisti Daví Lamastra alternon veprimtarinë e tij si kompozitor në atë si ghostwriter (shkrimtar fantazëm). Artist eklektik, i papërcaktuar, që zhvillon një stil kompozues dhe një sistem të dukshëm aq personal sa të arrish të pëlqesh kompozimet e tij edhe vetëm nga pikpamja vizuale.
Rezultatet e tij shpesh përbëhen nga një sistem kodimi, në të cilin shifrat numerike, ngjyrat, simbolet tradicionale janë elementet kryesore kompozicionale të veprës, në gërshetim vizual, narrativ dhe muzikor.
Të gjithë e quajnë Daví , që kur misioni i tij ishte në katalogizimin e veprave vizive nga mistiku oriental, Daví Lama, i cili jetoi në shekullin e 1 pas lindjes Krishtit. Katalogu i sistemuar eshte mbledhur në Codex Davi me numrin Opus Davi Werke Verzeichnis, ku prefiksi DWV pasohet nga numri i katalogizimit.
Prej më shumë se 20 vitesh, është kompozitor dhe drejtues muzikor për Bandaví dhe Kitonb me të cilët ka performuar në mbi 700 qytete në mbarë botën, duke punuar me Luciano Berio, John Cage, Jacques Derrida, Dario Fo, Tonino Guerra, Milva, Ravi Shankar dhe shumë të tjerë..
Kuriozitet:
Daví Lamastra është i pari dhe i vetmi kompozitor ekstra aziatik, kompozitor i cili është autorizuar për punimin e një vepre artistike të përhershme/qëndrueshme në Kinë (Honcun Aju: shfaqur për herë të parë në Honcung, Anhui më 31 korrik 2012).
Bandaví - PlotArsEmble