Kitaristi Niko di Batista, i cili luajti mbreme tek Piazza Park prane Kafes se Madhe, dhe do luaje dhe sot pasdite ne Pjace, ka nje kitare elektrike te bere vete me nje regjistrues te brendshem, gje qe e ndihmon te perballoje shume role gjate koncertit.
Per shembull, ai luan nje akord akompanjimenti per nje pjese, te cilen e regjistron kitara, dhe ia ushqen amplifikatorit ndersa Batista me pas merret me pjesen e kitares se pare ne te njejten muzike.
Di Battista eshte aktiv ne skenen muzikore te Italise se veriut, por gjithashtu luan muzike kur, te themi, kengetari gospel nga Los Anxhelesi Solomon Burke (autori i Everybody needs somebody) vjen te luaje ne Evrope.
Florian Jakaj, organizatori i festivalit Shkodra jazz dhe mik i tij, thote se Di Battista duket te jete i pari njeri te kete bere nje shpikje te tille per kitaren. Te tere e imituan me pas kete teknike.
Di Battista dhe violinisti shkodran me banim ne Venecia Sokol Prekalori do luajne pjese te repertorit te Dream Trio, perfshire dhe nje version me violine te Libertangos se Astor Piacoles.
No comments:
Post a Comment